Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se po përgatiten ndryshimet në ligjin “Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare” për të forcuar masat parandaluese ndaj dhunës në familje.
“Nisur nga nevoja për harmonizimin e legjislacionit Shqiptar me atë të Bashkimit Evropian; përputhshmëria me standartet e Konventave ndërkombëtare, por për së pari, dhe mbi të gjitha, në përgjigje të rasteve të shtuara të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, rishikimi i këtij ligji lindi si një domosdoshmëri për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna”, tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale theksoi gjithashtu se, ka nisur procesin e konsultimeve publike me te gjithe aktoret për ndryshime për në përputhje me Konventën e Stambollit, Konventës për Eleminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj grave.
“Ne do të vijojmë punën, sidomos për adresimin e barazisë gjinore dhe dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, paralelisht me nismat që synojnë rritjen e mirëqënies për gratë dhe vajzat në Shqipëri. Do të vijojmë mbështetjen dhe forcimin e strehëzave për gratë dhe viktimat e trafikimit si dhe ngritjen dhe mbështetjen e qëndrave sociale në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe organizatat e shoqerisë civile”, tha Manastirliu.
Sa i përket shërbimeve në territor, viktimave të dhunës ju ofrohen shërbime në familje, në strehëzën kombëtare si dhe ato rajonale. “Shërbimet e ofruara në Strehëzën Kombëtare për viktimat e dhunës në familje kanë ardhur duke u rritur dhe kjo duket dhe në numrin e grave të cilat janë riintegruar pas marrjes së këtyre shërbimeve në strehëz. Vetem gjatë këtij viti kanë marrë shërbime në strehëz 35 gra, nga këto 30 janë të integruara. Po të bëjmë një krahasim me 2013 eshte trefishuar numri i grave qe jane riintegruar duke u punesuar. Gjithashtu nga programet e strehimit social janë mbështetur me bonus qeraje 13 raste kundrejt 0 Gjithashtu nje pune e konsiderueshme është bërë duke miratuar standartet e ofrimit të shërbimit në lidhje me Linjës kombëtare të këshillimit për viktimat e dhunës në familje. Në numrin 116 /117 gjate periudhes Janar – Nentor 2017 ne Linjen Kombetare te Keshillimit jane pritur 1489 telefonata dhe jane kryer 636 seanca keshillimi balle per balle. në vitin 2013”, u shpreh Ministrja.
Aju theksoi gjithashtu se, duke qenë të vetëdijshëm se arsimimi i grave e vajzave është një nga kushtet kryesore për të luftuar fenomenin e dhunës, janë mbështetur për tu arsimuar nga Strehëza gjatë këtij viti 3 gra përfituese ku njera po ndjek studimet e larta dhe 2 arsimin e mesëm; si dhe kurse të formimit profesional 3 përfituese të tjera, në mënyrë që ta kenë më të lehtë riintegrimin pasi të dalin nga Strehëza.
Një pune e konsiderueshme është bërë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke miratuar standartet e ofrimit të shërbimit në lidhje me Linjës kombëtare të këshillimit për viktimat e dhunës në familje. Në numrin 116 /117 gjate periudhes Janar – Nentor 2017 ne Linjen Kombetare te Keshillimit jane pritur 1489 telefonata dhe jane kryer 636 seanca keshillimi balle per balle.