Parlamenti është mbledhur në seancë plenare ku në rend dite është projekt-rezoluta e propozuar nga PD kundër dhunës në familje. Ish-kryeminsitri Berisha ka kërkuar që i pranishëm të ishte edhe kryeministri Rama, të cilin shpesh në të shkuarën e ka akuzuar për dhunë ndaj grave.
“Duhet të vijë Edi Rama në këtë seancë”, tha Berisha.
Por i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili iu përgjigj me ironi Berishës.
“Është në Bruksel me Lulzim Bashën dhe po bëjnë marrëveshje”, iu drejtua Balla, Berishës./a.m.