Ende nuk dihet fati i projektit “Veliera” në Durrës.
Gjykata Administrative kërkoi vlerësim të tre ekspertëve të fushës së arkeologjisë, duke vendosur ta shtyjë vendimin për në seancën e radhës që do të mbahet me datë 27 dhjetor.
Ambjentalisti, Sazan Guri, e konsideron të qëllimtë shtyrjen e dhënies së vendimit për çështjen Veliera, duke theksuar se drejtësia ka frikë nga padrejtësia.
Mësohet se edhe juristja e shoqërisë civile që ka bërë padinë është e të njëjtit mendim teksa shprehet se trupi gjykues ka frikë të japë verdiktin përfundimtar pasi do të jetë kundra Bashkisë.
Që prej muajit mars, në sheshin Veliera janë ndërprerë pumimet, pas sekuestros preventive qe vendosi prokuroria e Durrësit./a.m.