Në mbledhjen e sotme të Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, që u zhvillua nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, u konsiderua si e përmbyllur faza e parë e emergjencës, ku faktori bazë i rrezikut ishte natyra dhe qëllimi kryesor i institucioneve ishte mbrojtja e jetës së qytetarëve.
Komiteti arriti në përfundimin se faza e parë është përmbyllur me sukses të plotë dhe se qëllimi i vënë, për të shpëtuar jetën e qytetarëve të rrezikuar, u arrit më së miri, falë angazhimit, përkushtimit, sakrificës të të gjithë njerëzve të përfshirë në operacione dhe organizmit shumë të mirë të tyre.
Pas kalimit të fazës së parë, tashmë është kaluar në fazën e dytë, e cila ka për qëllim kapërcimin e gjendjes së krijuar, lehtësimin e pasojave dhe rikthimin e normalitetit në jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve apo subjekteve të prekur.
Prioriteti i parë në fillim të kësaj faze do të jetë ndihma ndaj qytetarëve, mbështetja e tyre, ndërhyrjet e menjëhershme në infrastrukturë dhe masa të tjera që synojnë kthimin e normalitetit.
Komiteti vlerëson solidaritetin e shfaqur nga qytetarët dhe bizneset dhe bën thirrje që në ditët në vijim kjo frymë të thellohet edhe më tej.
Për të lehtësuar procesin e kontributeve financiare në dobi të të prekurve nga p[përmbytjet, janë vënë në dispozicion llogari rrjedhëse bankare në disa banka të vendit. Të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar në lehtësimin e problemeve të krijuara për qytetarët janë të inkurajuar që të kontribuojnë qoftë edhe në mënyrë modeste për këtë qëllim. Edhe një ndihmë sado e vogël ka një efekt shumë të madh solidar, për të cilin kanë nevojë të gjithë personat e prekur. Kontributet që do të mblidhen në këtë rrugë do të shkojnë vetëm në përfitim të individëve të prekur.
Autoritetet shtetërore do të vijojnë me intensitet të pandryshueshëm përpjekjet për të dhënë ndihmën e nevojshme, për të vlerësuar dëmet si dhe për të filluar sa më parë procesin e zhdëmtimeve dhe kompensimeve.
Kryeministri i vendit ka dhënë detyra për të rritur edhe më tej shpejtësinë dhe thellësinë e zbatimit të programit të investimeve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit si argjinatura, diga, kanale kulluese, ura, rrugë etj., më qëllim që vendi të përgatitet plotësisht për të përballuar fatkeqësi natyrore, denduria e të cilave duket se është në rritje për shkaqe që lidhen me edhe me ndryshimet klimaterike.
Si pjesë e këtij njoftimi janë dhe të dhënat e llogarive bankare të hapura në funksion të qytetarëve të dëmtuar.
Numrat e llogarive: “Kontribute vullnetare, emergjenca e pwrmbytjeve” ne bankat e nivelit te dyte
Banka Credins
IBAN ne ALL (Lek): AL29 2121 1016 0000 0000 0030 0001
IBAN ne EUR : AL72 2121 1016 0000 0000 0030 0003
IBAN ne USD: AL02 2121 1016 0000 0000 0030 0002
Banka Raiffeisen
IBAN ne ALL (Lek): AL38 2021 1013 0000 0000 0015 7945
IBAN ne EUR : AL85 2021 1013 0000 0000 0115 7945
IBAN ne USD: AL35 2021 1013 0000 0000 0215 7945
Banka ProCredit
IBAN ne ALL (Lek): 10-86135000-01
IBAN ne EUR : 10-86135001-02
IBAN ne USD: 10-86135002-03
Banka Kombëtare Tregtare
IBAN ne ALL (Lek): AL44 2051 1014 3288 86CL TJCL ALLA
IBAN ne EUR : AL11 2051 1014 3288 86CL TJCF EURA
IBAN ne USD: AL55 2051 1014 3288 86CL TJCF USDA
Tirana Bank
IBAN ne ALL (Lek): AL47 2061 1183 0000 0108 2000 0011
IBAN ne EUR AL20 2061 1183 0000 0108 2000 0012
IBAN ne USD AL74 2061 1183 0000 0108 2000 0010
Intesa SanPaolo
IBAN ne ALL (Lek): AL37 2081 1008 0000 0020 2453 0701
IBAN ne EURO AL10 2081 1008 0000 0020 2453 0702
IBAN ne USD AL80 2081 1008 0000 0020 2453 0703
Union Bank
IBAN ne ALL (Lek): AL50 2141 1209 0111 1009 2516 0413
IBAN ne EURO AL40 2141 1209 0111 1009 2525 0221
IBAN ne USD AL66 2141 1209 0111 1009 2525 0141
Societe Generale Albania
IBAN ne ALL (Lek): AL86 2131 1013 0000 0000 0084 1534
IBAN ne EURO AL32 2131 1013 0000 0000 0084 1536
IBAN ne USD AL05 2131 1013 0000 0000 0084 1537
Banka Credit Agricole
IBAN ne ALL (Lek): AL38 2101 1012 0000 0000 0003 8968
IBAN ne EURO AL21 2101 1012 0000 0000 0007 1963
IBAN ne USD AL38 2101 1012 0000 0000 0004 8280
Banka NBG
IBAN ne ALL (Lek): AL43 9011 1013 0022 0997 1000 0018
IBAN ne EURO AL76 9011 1013 0022 0997 1001 6011
IBAN ne USD AL20 9011 1013 0022 0997 1000 1014
Veneto Banka
IBAN AL84 2041 1017 0000 0000 0001 1655
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA)
IBAN ne ALL (Lek): AL60 2031 1003 2010 1520 1101 0928
IBAN ne EURO AL71 2031 1003 2010 1490 1101 0929
IBAN ne USD AL88 2031 1003 2010 1400 1101 0929
/a.m.