Policia italiane ka shkatërruar sot një bandë shqiptarët të cilët akuzohen se furnizonin me kokainë klientë VIP. Mediat italiane raportojnë se në pranga ranë 11 persona, ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. ‘Valdarno post’ shkruan se organizatori ishte një person me ‘detyrim paraqitje’.
Mes të tjerash mediat italiane shkruajnë se rrjeti i krijuar nga shqiptarë, merrte ‘porositë’ përmes telefonit dhe më pas bënin dorëzimin e mallit tek banesat e klientëve VIP. Po ashtu bëhet e ditur se për porositë dhe dërgesat përdoreshin kode të caktuara. Mësohet se klientët ishin sipërmarrës, biznesmenë, ndërsa qëllimi i tyre ishte kokaina e pastër.
Ndërkohë, për bnjë dozë çmimi i kokainës varionte deri në 60 euro, ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 350 gr kokainë, 500 gr marijuane si dhe 500 doza të gatshme.
ma.me