Qeveria e Kosovës mori vendim që Stadiumi Kombëtar të ndërtohet në Zonën Ekonomike të Gllogocit. Ai do të ngrihet në një hapësirë prej 25 hektarësh në Sankoc të kësaj komune, siç i u tha, 14 kilometra larg Prishtinës, transmeton Koha.net.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi arsyetoi vendimin, pas të cilit hapen rrugët për procedurat e tjera për ndërtimin e tij.
Duke iu përgjigjur interesimit të kryeministrit Ramush Haradinaj, nëse financuesi i këtij projekti të rëndësishëm për Kosoven ka vërejtje për hapesiren, ministri tha se nuk ka vërejtje.
Të kujtojmë se ka pasur shumë vërejtje për transferimin e këtij objekti me rëndësi për Kosovën e kryeqytetin në këtë lokacion, përgatiti Koha. (b.an)