Tensionet diplomatike mes Turqisë dhe Shteteve të bashkuara nuk janë ulur, me lëvizjet e fundit nga qeveria turke që tregojnë se nuk kanë asnjë synim të zbusin qëndrimin për atë çka ata besojnë, përfshirë implikimin e disa ishzyrtarëve amerikanë në përpjekjen për grusht shteti.
Kryeprokurori në Turqi ka nxjerrë një fletarrest për një ish-oficer të CIA-s, Graham Fuller, duke e akuzuar atë se ka lidhje me klerikun mysliman, Fethullah Gulen, që jeton në SHBA dhe se ka tentuar të rrë- zojë qeverinë turke. Fuller ka qenë zv.kryetar i Këshillit Kombëtar të Inteligjencës në SHBA. Ai akuzohet për lidhje me klerikun Gulen, i cili shihet nga zyrtarët në Turqi si autor i përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrikun e vitit 2016. Gulen i mohon akuzat.
Më shumë se 50,000 njerëz janë arrestuar në Turqi apo janë në pritje të gjykimit për lidhje me Gulen. Rreth 150 mijë të tjerë janë shkarkuar nga detyra në sektorë privatë e publikë, që nga përpjekja për grusht shteti në korrik, 2016. Që nga përpjekja për grusht shteti në vend, marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë janë ftohur.
I pari që përgëzoi Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për bllokimin që i bëri grushtit të shtetit, ishte Presidenti rus, Vladimir Putin. Ndërsa Erdogan tha se reagimi nga SHBA ishte shumë vonë dhe jo aq i fortë sa pritej. Marrëdhëniet janë ftohur më shumë gjatë muajve të fundit. Të hënën e kaluar, një tregtar floriri turko-iranian tha në një Gjykatë amerikane se Presidenti turk, Erdogan, personalisht kishte aprovuar marrëveshjen e thyerjes së sanksioneve me Iranin.
Reza Zarrab është një dëshmitar kyç në një gjykim kriminal ndaj një bankieri të lartë turk, i cili pretendohet se ka punuar me të për të ndihmuar Iranin të pastrojë para. Presidenti Erdogan ka mohuar se Turqia i ka thyer sanksionet e SHBA me Iranin.
Përpara kësaj, Turqia ka hedhur poshtë një raport se ishkëshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, ishte pjesë e një komploti për të dërguar me forcë Gulen në Turqi, në këmbim të miliona dollarëve. Në tetor, Uashingtoni dhe Ankaraja janë përfshirë në një debat në shkallë konsullatash, duke bllokuar reciprokisht shërbimin e vizave.
ma.me