Kryeministri Rama shkruan sot se falë kolektorëve të rinj që u ndërtuan përmes Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, u përballua më mirë se asnjëherë tjetër prurja e lumit.
Sipas Ramës, kjo prurje preku nivelin historik të vitit 1962, siç e tregon pllaka përkujtimore e katastrofës natyrore të atij viti!
Gjatë inspektimit, Rama është pritur nga Kryebashkiaku i LSI-së Petrit Sina, i cili u shpreh se nga investimet e bëra nga qeveria dhe nga pushteti vendor këtë vit nuk pati dëme si në vitet më parë.
Sipas kryetarit të bashkisë, një pjesë të qytetit uji arriti deri në 50 cm lartësi, por falë investimeve të bëra, nuk pati rrezikshmëri si në vitin 2015.
“Respekt e mirënjohje të gjitha forcave që janë angazhuar non stop prej 72 orësh në Berat, si në çdo zonë tjetër të prekur nga uji” – shkruan Rama teksa publikon videon e mëposhtme: