Në Fushë Krujë ka nisur shpërndarja e ndihmave të para për banorët që u prekën nga përmbytjet. Ndihmat ushqimore po shpërndahen nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë përmes tokës dhe ajrit.
Aty ndodhet kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla së bashku me disa deputetë të tjerë të zonës. Deputeti Balla deklaroi se do të fillojë edhe procesi i evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimit i ujit, shkruan tvklan
Sipas Ballës, çdo familje e prekur do të plotësojë tre formularë për dëme në strukturën e banesës, dëme në orenditë shtëpiake dhe bujqësi e blegtori
a.ç