Real Madrid ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e Zinedine Zidane. Rezultatet e dobëta në fillim të këtij sezoni kanë shtyrë drejtuesit e Real Madridit që të mendojnë për një trajner të ri.
Francezi Zinedine Zidane vazhdon të luajë me Karim Benzeman edhe pse ai po kalon momente të vështira, të cilat po ndikojnë edhe në rezultate të skuadrës.
Kështu Reali po mendon për një trajner të ri dhe dëshira e parë e trajnerit Florentino Perez është përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, shkruan Don Balon.
Gjermani pritet të marrë drejtimin e Realit pasi të përfundojë Kupa e Botës Rusia 2018, përgatiti ”Express”. (b.an)