Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, lajmin e shpalljes “Kampione Bote” të sportistes shqiptare Romela Begaj.
Shefi i qeverisë e cilëson si një lajm mjaft frymëzues në këtë situatë të vështirë.
Postimi i plotë
Një lajm i bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë:
ROMELA BEGAJ KAMPIONE E BOTËS
Në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet ne USA, Romela fitoi medaljen e artë në stilin me shkëputje dhe u shpall nënkampione e botës në dygarësh, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe historik për peshëngritjen shqiptare.
a.ç