Situata e krijuar nga reshjet e shiut vijon të jetë problematike në shumë zona. Rreth 3200 banesa u përmbytën ndërsa probleme ka edhe në shumë akse rrugore.
Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që lëvizin drejt Teplenës dhe Gjirokastrës të kenë kujdes kur kalojnë në Selishtë, në aksin rrugor Levan -Tepelenë.
“Ky segment në këtë vend është i kalueshëm me vështirësi. Policia Rrugore në dy dyja krahët e lëvizjes orienton dhe ndihmon lëvizjen e automjeteve”, njofton zyrtarisht policia.
Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe këshillat e orientimet e Policisë Rrugore.
Më herët u njoftua se akset rrugore nacionale që lidhnin Komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohej dhe nuk do të lejohej kalimi i mjeteve apo i këmbësorëve, pasi rrezikohej shkëputja e shpatit te malit.