Sipas një burimi të afërt me qeverinë maqedonase, pas arrestimeve të ditëve të fundit të ish funskionarëve dhe funskionarëve të tanishëm të VMRO-DPMNE-së, do të ketë edhe arrestime edhe në radhët e BDI-së.
Burime jozyrtare për portalin InfoShqip thonë se bëhet fjalë për funksionarë të mëparshëm të BDI-së që kanë qenë të afërt me qeverisjen paraprake dhe me partinë e Nikolla Gruevskit.
Sipas këtij portali, nuk dihen ende për cilat emra bëhet fjalë, por spekulohet se bëhet fjalë për të ashtuquajturin “klanin e Çairit”./a.m.