1254 – Mbreti i Sicilisë Manfred mundi ushtrinë papnore në Phoebe dhe mbajti mbretërinë e tij.
1547 – Vdiq pushtuesi spanjoll Hernan Cortez, i cili në sajë të armëve të zjarrit, të panjohura për vendasit, pushtoi Meksikën mes viteve 1519 dhe 1521, me vetëm 700 ushtarë. Ai u bë guvernator i “Spanjës së Re” më 1522.
1804 – Papa Piu VII kurorëzoi në Paris Napoleon Bonapartin si perandor të Francës.
1805 – Napoleoni fitoi betejën e famshme të Austerlitz, e njohur si “Beteja e Tre Perandorëve”, me vetem 75,000 ushtarë duke mposhtur ushtritë e përbashkëta ruse dhe austriake, të cilat humbën nje total jetesh prej 70,000-95,000 ushtaresh. (b.an)