Pamela Anderson, 50 vjeç, komentoi mbi rastet e abuzimit seksual në Hollywood dhe tronditi opinionin me deklaratën që Harvey Weinstein dhe abuzuesit e tjerë e kishin “të ditur se çfarë prisnin” nga prete e tyre qe zakonisht u vetejepeshin.
Aktorja dhe aktivistja për të drejtat e kafshëve ka qenë edhe vetë viktimë e abuzimit seksual. Kur ishte gjashtë vjeç u abuzua nga dadoja e saj, ndërsa kur ishte 12-vjeç ishte dhunuar nga një 25-vjeçar, derisa në moshën 16-vjeçare ajo u përdhunua nga i dashuri i atëhershëm dhe miqtë e tij.
“Mësova të mos bie kurrë në një situatë të tillë. Kur erdha në Hollywood, më ofruan të ashtuquajturat audicione private dhe gjëra që nuk kishin kuptim.
E di se Hollywood është joshës dhe njerëzit duan të jenë të famshëm, dhe nganjëherë mendoni se do të jeni të sigurt me një të rritur në dhomë”, është shprehur ajo, transmeton KP.
Anderson tha se nuk ishte e habitur kur filluan akuzat e shumta ndaj Harvey Weinstein për ngacmime seksuale. “Unë mendoj se të gjithë e dinë se disa producentë dhe njerëz në Hollywood duhet të shmangen qartë. Ti e di se çfarë do të bësh kur të duhet të shkosh në një dhomë hoteli”, tha ajo. (b.an)