Report Tv ka mundur të depërtojë brenda zonave më të përmbytura në Qarkun e Vlorës, ku niveli i ujit arrin deri në 2 metra. Një situatë e tillë tepër e rrezikshme shfaqet në Novoselë, aty ku gazetari i Report Tv mundi të depërtojë dhe të sjellë nga afër pamjet e frikshme, ndërsa banorët nuk pranojnë të evakuohen nga frika e grabitjeve.
I zhytur në mes të ujit me çizme llastiku, gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, tha se në Novoselë kanë mbërritur dhe ekuipazhet e shpëtimit nga Kosova, të cilët po japin ndihmën e tyre për të shpëtuar familjet e përmbytura. Ekspertët kosovarë, të cilët janë përballur me situatat e përmbytjeve, po japin ndihmën e tyre në Vlorë, aty ku situata vijon të jetë kritike dhe kaotike, dhe se e vetmja mënyrë për të kaluar janë mjetet e larta.
Gazetari Çaka bëri të ditur se mjetet e ushtrisë janë futur në Novoselë dhe po shpërndajnë ndihma për familjet e përmbytura. Më tej, ai raportoi se gjithçka është nën pushtetin e ujit, madje dhe disa varreza aty pranë zonës, dhe se dëmet janë të pallogaritshme nga përmbytjet.
http://shqiptarja.com/home/1/report-tv-dep-rton-n–zonat-e-p-rmbyturanovosela-n-n-uj–456773.html?pos_1