Autostrada Tiranë-Durrës vijon të jetë në ‘thundrën’ e ujit. Pas gjendjes kaotike dje ku shirat e rrëmbyeshëm përmbytën rrugën duke detyruar disa qytetarë të udhëtonin edhe me gomone, siç duket situata është rregulluar disi.
Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes raportojnë se aksi Tiranë-Durrës është i kalueshëm me vështirësi, ndërkohë ai nga Durrësi për në kryeqytet është ende i pakalueshëm. Policia e Shtetit njofton se aktualisht aksi Ndroq-Durres është e kalueshme për drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që dje u bllokua nga prurjet e mëdha të ujit.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se mbi 300 persona janë evakuuar nga rreziku që i kanosnin përmbytjet, pasi banesat e tyre u përfshinë nga uji. Ndërkohë, në terren janë angazhuar 500 ushtarakë të Forcave të Armatosura./a.ç