Deputeti i PDIU, Bujar Muça, ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Përmes një kërkese dorëzuar në KQZ, Muça shprehet se largimi bëhet vullnetarisht dhe për arsye personale.
Muça vjen nga radhët e biznesit dhe është deputeti i dytë i dalë në qarkun e Elbasanit nga radhët e PDIU në qershor 2017, sëbashku me Aqif Rakipin.
Kandidati që vijon në listën e PDIU pas Bujar Muçës është zonja Elena Xhina. Nuk dihet nëse Xhina do ta pranojë mandatin.
/JavaNews/b.d