Gjykata e Korçës ka lënë nën masën e arrestit me burg 29 vjeçarin Spiro Nasi, i cili u arrestua nga policia pak ditë më parë me argumentin se ka qenë ai shkaktari i aksidentit të ndodhur më 28 nëntor, mes tij vetë dhe eskortës së kryeministrit Edi Rama.
Nga incidenti u plagosën 3 gardistë dhe në lidhje me këtë ngjarje, Spiro Nasi ka kërkuar ndjesë për gardistët e dëmtuar dhe familjarët e tyre.
Naçi: Ne vendin ku ndodhi aksidenti ka qene vija e ndërprerë që lejon parakalimin. Unë kam kryer parakalimin. Iu kërkoj ndjesë Gardës se pa dashje i kam shkaktuar shqetësim. Ndjesë i kërkoj edhe familjes time që i kam shqetësuar. Nuk jam dakord për masën arrest me burg sepse me rrezikon vendin e punës dhe do mbetem i papunë. /b.d