Inceneratori i Elbasanit dhe energjia e prodhuar aty do ti shërbejë bashkisë që të bëjë pastrimin e plotë të qytetit tha ish ministri i LSI-së Lefter Koka.
“Shifrat janë keqinformime, nëse nuk mundemi dot të dëgjojmë njeri-tjetrin nuk e pastrojmë dot vendin dhe investimi në inceneratorët është gjë e mirë”, vijon Koka.
“Në lidhje me landfilldin e Vlorës që nisi kur ishte PD në pushtet dhe ka një kosto prej 25 euro për ton, një vlerë prej 24 mln euro duke falur dhe taksa. Por pas 20 viteve Vlora do të ketë një fushë 20 ha me një lartësi prej 15 metrash me mbetje dhe kostoja do të ketë shkuar 60 mln.
Për sa i përket inceneratorit të Elbasanit, pas 20 viteve ky investim do ti ketë larë paratë e investimeve dhe do ketë filluar të fitojë 1.8 mln euro. Shifrat që flasin për 400 mln euro janë të fryra dhe nuk i shërbejnë askujt”, theksoi ish-ministri.
ma.me