Ka vijuar me debate dhe akuza seanca e sotme plenare, ku po diskutohet pr/buxheti për vitin 2018. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat kur tha se Lulzim Bashës ja ka falur Sali Berisha partinë, por sipas tij, kryedemokrati mendon se partia është lodër.
“Lulzim hajde merr fjalën këtu dhe bëhu serioz se je kryetar i PD. Duam s’duam ne ty lodrën ta fali Saliu. Po ti nuk ja di kuptimin dhe vlerën kësaj lodre po taksirat i Dash Shehit dhe Florjon Mimës thuaj që të rregullojnë lodrën kur prishet. Kur ju thosha se do vijë FBI nuk më besonit. Pa merak se do kapen peshqit e mëdhenj, por lutuni mos ju kapë zgara”- tha Rama.
Po në replikat e gjata në Kuvend, kryeministri Rama nuk ka kursyer batutat për kreun e PD-së, Lulzim Basha por edhe për deputetët demokratë.
“Albanën e kemi për kullë e vrojtimit Lulzim për aeroportin e Vlorës kurse atij i takon biletë çift për air albania se ka udhëtuar shumë me bellarin. Pastaj a merr albanën a merr flamurin kjo është zgjidhja e tij. Unë besoj që do marrë Flamurin. Do vish ti Albana të kulla e vrojtimit, dhe të vish këtu të flasësh përçart. Bilalin do t’ia jap Lulit asistent. Ti Luli je si ai fëmija që merr një lodër në dorë, e thyen dhe thua dua tjetër”.