Kryeministri Edi Rama ka bërë sot ne Kuvend një analizë të amendamenteve të paraqitura nga PD, ku ka vënë theksin se jo vetëm janë dëshmi e mungesës së vizionit, por nga ana tjetër ato amendamente i ka vlerësuar si “m’ka cu nana me la gojën”.
Sipas tij, amendamentet janë që të 12 viteve më parë dhe s’kanë asnjë lidhje me realitetin e zhvillimet ekonomike në vend.
“Propozimet e PD bazohen në programin e 2005. PD vjen këtu pa asnjë alternativë për Shqipërinë dhe propozon zgjidhje mbi programin e 12 vjetëve më parë. Kjo është séance për buxhetin, që është dokumenti më i rëndësishëm. Uji që rrjedh në hava PD, nuk ka lidhje me rrjedhën e vendit. Keni ngelur duke folur vetëm për krim drogë dhe akuza. PD është në agoni. Propozimet e PD nuk marrin parasysh kuadrin e sotëm ekonomi dhe financiar, por thjesht rreshton një liste qesharake muhabetësh për t’ua hedhur shqiptarëve
Propozimet E PD janë automatikisht rritje e borxhit publik me 10% , duke e çuar në 79% dhe rënie e të ardhurave. Kërkoni rikthimin tek taksa e sheshte e Saliut
Keni qeverisur 8 vjet dhe i keni hapur plagë këtij vendi për 8 vjet. Po kurojmë plagët tuaja. Buxheti për bujqësinë në 2013 ishte 48 mln dollarë sot është 109 milionë dollarë. Kemi dyfishuar buxhetin në bujqësi. Ju nuk mund të flisni për buxhetin.
Flisni për tekstet falas? Po pse nuk i bëtë më parë? Ne do ti bëjmë falas për fëmijët e familjeve në nevojë. Ju jo vetëm që nuk i bëtë falas, por i bëtë tekstet e zeza. Çmendet mësuesit dhe prinderit me gomarlleçe të mbledhura mullar’
Rama tregon takimin e parë me Berishën: Isha me Klosin e Trebeshinën dhe më tha…
Ai ka treguar takimin e parë me Berishën dhe ka cituar fjalët që ai iu ka thënë në atë takim.
“Në 1991 në janar te sheshi i stadiumit, dhe shoku Sali me tha, unë me Trebeshinën dhe Klosin, ju doni të nxirrni llumin e Shqipërisë nga burgjet, PD është prerazi e ndarë nga ai llum. Fjalia e stërdëgjuar nga instancat e Partisë së vërtetë të Saliut, se të dytën e ktheu në karagjozllëk kombëtar ky.Bëtë çorap se kudo këtë bëni, sa herë ju jepet një celës zyre ndërtoni fshatin tuaj. Nuk dini të bëni shtet, qytet, por fshatin tuaj dhe pastaj merrni dhe plackat me vete dhe i lini zyrtar drangull. Ju bëtë që të burgosur politikë të ikin nga ajo botë pa marrë asnjë qibdrakë, ndërkohë që spiunët kanë marrë paratë nga fondi për ta, se duhet të marrin lekët fara dhe fisi i SHQUP-it, jam krenar që PS ka kompletuar plotësit të gjithë listën e të gjallëve”.
Rama ironizon Bashës: Shoku Ramiz, hajde flit këtu. Sali futi fishen
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha dhe liderin e PD, Lulzim Basha. Teksa analizoi amendamentet e PD për buxhetin, Rama tha se sekretari i partisë së punës dhe shoku Ramiz junior, nuk dinë të flasin për gjë tjetër vetëm “droga, droga, droga, krimi, krimi krimi.”
“Keni kurajon e pafytyrësisë. E dëshmoni çdo dite me akuzat dhe shpifjet që bëni. Jeni të paaftë, qesharakë dhe na e bëni të lehtë fundin e betejës politike
Saliu 25 vjet në Partine e Punës dhe 25 vjet në PD. Berisha sekretari i partisë së punës dhe shoku Ramiz junior
Me këto mend që keni, do dilni më keq në 2019“, tha Rama
Rama i drejtohet Bashës, shoku Ramiz, hajde flit këtu. Sali futi fishen.
***
Basha: Policia është totalisht e ”ritahirizuar”
Kryetari i PD Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se i ka vënë shkelmin qytetarëve dhe intersiot publik. sipas tij, ndërsa pushtetarët pushonin fëmijët në Bulqizë rropateshin për një kore bukë.
“Rama i mohoi publikisht këta fëmijë duke i braktisur. Fëmijët u helmuan nga tymi i korrupsionit ne Dibër. Qeveria dha 4.8 mln euro një kompanie që s’ka bërë asgjë s’ka hedhur asnjë tullë. Pas kompanisë qëndron ministri Ahmetaj dhe shefi i tij Rama. Qeveria dha 2 mln euro për pisha pasi shpërdoroi 800 mijë euro për palmat e thara. Rama i ka vënë shkelmin interesit publik dhe qytetarëve“, deklaroi Basha.
“Policia është totalisht e ritahirizuar”, tha Basha.
“Këto dy javë treguan edhe diçka shumë të rëndë. Edi Rama dhe Xhafaj nuk mund të luftojnë krimin. Disa javë pas operacionit “Forca e Ligjit”, rezultatet janë qesharake. Janë kapur vetëm dy fshatarë me 130 gramë marijuanë dhe u përpoqën të shiteshin se kokat e trafikut të drogës. Policia është totalisht e ritahirizuar. Ngjarja më e madhe ishte ceremonia për shoferët që i japin më mirë makinës. Ndërkohë, në Vlorën ku Edi Rama është deputet, shpërthejnë makinat nga tritoli dhe bëhet luftë mes bandash. Vetëm ditën e sotme pasiguria ka marrë një forma tragjike të shpërthimit të automjeteve në Tiranë e Shkodër. Këto episode marrin jetë njerëzisht, kalimtarë të pafajshëm”, u shpreh Basha.
Sa i përket gomones së kapur me drogë në Greqi, Basha tha se ajo u kap vetëm kur autoritetet greke vendosën të mos njoftonin palën.
“Deti vazhdon të jetë autostradë e drogës. Policia greke e tha qartë se skafi me 1.6 tonë drogë u kap vetëm kur ata vendosën të mos njoftonin autoritetet shqiptare, që të mos dekonspirohej”.
a.ç