Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar se ditën e hënë do të bëjnë denoncim në Prokurori ndaj Lulzim Bashës në lidhje me pagesat e dyshimta për një kompani lobimi në SHBA.
Por pasi njoftoi për kallëzimin penal, Balla tha se shumë shpejt SHBA do nisë hetimin ndaj Bashës.
“SHBA do nisë hetimin ndaj Bashës, për lobimin 1 milionë dollarë. Lulzim, mbi ty rëndojnë akuza të mëdha, vjedhja e rrugës së Kombit, shitja e Detit dhe gjumi që flijë në Bashkinë e Tiranës“, deklaroi Balla
Javanews/a.ç