Nga Flutura Açka
Monologu i Skënderbeut në passhpinë:
“Ah, sikur në vend të robve të kishte vetëm flamurë në radhë para meje!
Por ç’e do, në kohët e reja, prej akrobacive politike, i janë ngatërruar zorrët Atdheut, nuk e di i mjeri më ku e ka kokën, e ku i ka këmbët.
Duartrokit, moj elitë hipokrite!
– Valbona e shkaterruar
– Vjosa e kërcënuar
– Llogaraja e gërryer
– Tomorri i sakatuar
– Tirana e betonuar
– Puset e matrikulluar
– Kanabisi i çertifikuar
– Media e parcelizuar
– Çmimet të globalizuar
– Leku i diskretituar
– Bankat akaparuar
– Spiunët të nderuar
– Diktatura e rehabilituar
– Populli i duruar
Uh… paska shumë. Mbaroi dhe ceremonia, të tjerat i dini vetë, o shqiptarë! I juaji, Skënderbeu!”