Një seancë dëgjimore për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi një nga akuzuarit ka pirë helm pas dëgjimit të aktgjykimit.
Slobodan Praljak ishte një nga gjashtë udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës.
Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindjen e Mostarit. Kur dëgjoi se dënimi i tij ishte pranuar, ai i tha gjyqtarit: “Kam pirë helm”.
Kjo bëri që seanca të pezullohet ndërsa nuk dihet nëse pija ka qenë vërtetë helm. Detaje për ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të Praljak pritet të zbardhen në vijim. /b.d
https://www.youtube.com/watch?v=2lMS3Bz5xg4