Pas ngjarjes tronditëse në qytetin e Vlorës, kur Inez Hajrullait iu vendos eksploziv në automjet, kanë folur familjarët e 25-vjeçarit.
Sipas familjarëve, atentati nuk ka lidhje me vrasjen e të afërmëve të tyre pasi me këta të fundit, nuk kontaktonin prej vitesh.
“Atentati që iu bë djalit nuk ka lidhje me vrasjen e të afërmëve tanë. Me ata nuk kontaktonim prej vitesh. Dy personat e v rarë ishin kushërinjtë tanë të largët,” thonë familjarët.
Ata gjithashtu konstatojnë se Inezi lëvizte lirisht në çdo qytet të Shqipërisë dhe se nuk ka pasur konflikte në Durrës.
“Ne i kemi dhënë pistat ku dyshojmë në polici,” u shprehën ata.
Inez Hajrulla humbi dy këmbët e tij nga shpërthimi me eksploziv në automjetin e tij Jeep dhe aktualisht ndodhet në reanimacion në spitalin e Vlorës./News24/b.d