Pas politikës dhe pikturës, Ish-deputeti Eduard Ndocaj prej kohësh është duke shfaqur edhe pasionin e tij për historinë duke sjellë fakte të reja për të shkuarën.
“I njohur tashmë për “xhevahiret” e tij, “kaubojsi” thotë se pavarësinë nuk e ka shpallur Ismail Qemali por Dom Nikoll Kaçorri. Edhe pse ka hasur në kundërshti të forta, “kaubojsi” ka vijuar me idenë e tij se historia është deformuar dhe Ismail Qemali ishte thjesht një plak turk” – shkruan Tema.
“Djali Dibres (Lurjani ) i pat than ismail qemalit bej turkut. Ne qoftë per neser,vdesim sot, o flamur o dekë.Dom Nikoll Kacorri
Baba i pavaresise nuk është Ismail Qemali por Dom Nikoll Kacorri i cili diten e pavaresise detyroj plakun turk ta ngrinte flamurin me apo pa deshirë.
Ai tha se sot o flamurin ose vdekë duke e detyruar Ismailin ta ngrinte atë me zor . Pra arkitekti i Pavaresise është Dom Nikoll Kacorri i cili zbehet figura e tije nga turkofolesit dhe komunistat dhe klysht e tyre.
Rrofte 28 Nentori, rroft baba kombit dhe arkitekti Pavaresise Dom Nikoll Kaçorri. Ai është krenarja e kombit Shqiptar dhe figura e tije duhet të ngrihet në pjedestalin që meriton.” shprehet Eduart Ndocaj.