Ashtu siç është bërë traditë tashmë, Kuvendi i Shqipërisë me rastin e Pavarësisë së vendit, ka hapur dyert për qytetarët që duan që të vizitojnë sallën ku mbahen seancat plenare.
Të shumtë ishin personat që bënin foto tek foltorja e Kuvendit, por kishte dhe nga ata që “i zënë” vendin Ramës, Bashës, Berishës dhe Ruçit.
Kishte edhe nga ata qytetarë që përshëndesin me dy gishtat lartë nga karrigia e kryeministrit.