Aksidentet e vogla të trafikut në udhëkryqet frekuentuese urbane thuajse janë përditshmëri për ekipet e policisë së trafikut në Gjermani. Një aksident i tillë të premten, në qytetin verilindor gjerman Neheim, ka tronditur policinë.
Pas ndeshjes së dy automjeteve në qendër të qytetit policia doli në terren, ndërsa aksidentin pa të lënduar dhe me dëme materiale e shkaktuan një grua 34 vjeçare dhe një burrë 74 vjeçar. Pas verifikimit u provua se shoferi kishte 56 vite që drejtonte automjet pa patentë në Gjermani, e asnjëherë nuk kish dhënë provimin e patentës.
Policia njoftoi se “shoferi” në fakt e kish bërë kërkesën që para se të ikte ushtar para gjashtë dekadave. Por, orët e drejtimit nuk i vazhdoi pas kryerjes së shërbimit ushtarak, përgatiti Koha. (b.an)