Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të para të mëngjesit. Një 47-vjeçare është poërplasur për vdekje në bulevardin “Gjergj Fishta” ndërsa shkaktari i aksidentit është larguar nga vendngjarja.
“Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton:
Në Bulevardin “Gjergj Fishta” , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, shkruan policia.
Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit./a.m.