25-vjeçari Ines Hajrulla do të sillet për në Tiranë, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk është shumë e mirë.
Ai mbeti i plagosur ditën e sotme, gjatë një atentati ndaj tij, ku makina me të cilën udhëtonte shpërtheu.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugë pranë degës së Sigurimeve Shoqërore, në lagjen ”Hajro Çakërri”, tek Bishti i Kalldrëmit.
Hetime paraprake zbuluan se mjetit tip “Jeep” me targa AA 298 CL i ishte vendosur lëndë eksplozive.
Ines Hajrulla njihet nga policia si person me precedentë të theksuar kriminale, dhe është djali i një biznesmeni në qytetin e Vlorës. /a.m.