Kështu deklaronte Presidenti Ilir Meta pak ditë më parë në lidhje me dhënien e pasaportave për qytetarët e Kosovës. Nëse kjo do të ndodhë, sipas Metës, dëmtohen të dy vendet.
“Pra, do të ishte një lëvizje joproduktive, një lëvizje joracionale dhe nga e cila jo vetëm që qytetarët e Kosovës që nuk do të përfitonin, por mund të dëmtoheshin edhe ata të Shqipërisë”, vijoi ai.
I pyetur nga Top Channel për mundësinë që qytetarët e Kosovës të pajisen me pasaporta shqiptare, Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramush Haradinajn iu përgjigj shkurtimisht.
“Në këtë pikë unë kam të njëjtin mendim me Presidentin e Republikës përsa i përket qëndrimit zyrtar dhe nuk kam asgjë për t’i shtuar përsa i përket kësaj çështjeje”, tha ai.
ma.me