Ka nisur në qytetin e Korçës mbledhja e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në fjalën e mbajtur kryeministri Edi Rama deklaroi se po vihen në zbatim një sërë marrëveshjesh të përbashkëta. Ai theksoi se po punohet për lehtësimin e procedurave në pikat kufitare. Rama theksoi se së shpejti do të ngrihet në Portin e Durrësit një zyrë operacionale e Kosovës për lehtësimin e pocedurave për shkëmbimet tregtare. Gjithsesi ai theksoi se mbetet ende shumë për të bërë.
“Dy qevritë ritakohen pas më shumë se një viti ndaj është më se e natyrshme për një bilanc që të na mundësojë jo vetëm një reflektim se cfarë është arritur, por edhe një pamje për hapat e pritshëm. Analizë e përgjithshme. Rezultatet janë konkrete, janë të prekshme dhe shpresdhënëse. Kemi strukturuar mënyrën e punës, kemi ngritur sekretariatin e përbashkët për punën ndër ministrore në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. Heqje të barrierave tarifore, po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore. Ministritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë grupet e përbashkëta të punës dhe zhvillojnë konsultime në mënyrë sistematike. Janë në zbatim disa marrëveshje për heqjen e barrierave tregtare. Është mundësuar shkëmbimi elektronik i dokumentacionit për shkëmbimin e mallrave tranzit, duke lehtësuar ndjeshëm gjithë procedurën e tranzitit. Po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore mes dy vendeve. Kemi ende punë për të bërë që ta ulim shumë më tepër kohën që qytetarët humbin për të kaluar në kufi. Do vijojmë punën për zyrën operacionale të Kosovës në Portin e Durrësit. MPJ të vendeve tona janë në bashkëveprim në funksion të konkretizimit të projektit. Hapja e kësaj zyre do lehtësojë shkëmbimet edhe me vendet e tjera. Në Shqipëri operojnë 600 kompani nga Kosova, 2.7% volumi tregtar. Do të heqim barrierat doganore mes dy vendeve, por edhe me vendet e rajonit me gjerë. Le të punojmë që ky takim të çelë një tjetër kapitull jo vetëm në politikën rajonale, por edhe të integrimit në BE. Është në dorën tonë që historinë ta shkruajmë që nesër të flasë mirë për ne. Duhet vetëm të vendosim se cfarë do të shkruajmë dhe atë ta bëjmë realitet.
Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve nga 30, janë ngjitur në 165 milionë euro, por sigurisht është një shifër modeste krahasuar me ambiciet dhe mundësitë tona”, tha Rama.
Ndëkorhë, kryeministri i Kosovës, Ramush haradinaj theksoi në fjalën e ij se Shqipëria duhët t’i qëndorjë në krah Kosovës për të ndihmuar në njohjen ndërkombëtare dhe në anëtarësimin në organizata. Ai theksoi se arritjet mes vendeve që pritet të finalizohen me unifikimin e doganave nuk mjaftojnë.
“Axhenda evropiane e Kosovës tani është program qeverisës. Njëkohësisht axhendë e vlefshme për ne është anëtarësimi në NATO, besojmë se jemi në drejtimin e duhur. Ne i kemi kushtuar rëndësi forcimit të ligjit. Kemi përkrah këshillin gjyqësor, prokurorial e mund të themi se në Kosovës flasin parametrat. Në planin rajonal, jemi të interesuar të rregullojmë marrëdhëniet me gjithë fqinjtë. Në planin ndërkombëtar Kosova është në vështirësi për anëtarësim në organizata, në marrjen e njohjeve, dhe këtu dua të theksoj se edhe Shqipëria mund të ndihmojë Kosovën për forcimin e pavarësisë sonë. Forcimi i Kosovës, dhe forcimi ynë arrihet më mirë me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndaj puna e mirë që kekmi bërë, dhe nënshkrimi i 12 marrëveshjeve e protokolleve, dhe puna që do cojë në unifikimin e doganave na bën të krenohemi por nuk mjafton”, deklaroi Haradinaj.
***
“Nis sesioni plenar i Mbledhjes së dy Qeverive, në Shtëpinë e Flamurit në Korçë”, shkruan kryeminsitri Rama ndërkohë në llogarinë e tij në Facebook jepet LIVE mbledhja.
/a.m.