Një 23-vjeçar nga Kamza ka vënë alarmin në polici, pasi prej 2 ditësh bashkëshortja e tij është zhdukur pa lënë gjurmë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me iniciale I. N., banues në Laknas pohoi se gruaja e tij 21 vjeçe me inicialet D.N nuk ishte kthyer në banesën e tyre. Ai tha para oficerëve të policisë se gruaja e tij kishte qenë tek nëna e saj, ndërsa më pas do të vinte në shtëpinë e tyre.
“Më datë 26.11.2011, shtetasi I. N., 23 vjeç banues në Laknas, Kamëz ka bërë kallëzim se më 25.11.2017, rreth orës 15:00, është larguar nga banesa e nënës së saj në Valias dhe nuk është kthyer bashkëshortja e tij, D. N., 21 vjeçe, banuese në Laknas Kamëz”, citohet në njoftimin e policisë. Fill pas denoncimit, policia nisi hetimet për gjetjen e të resë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.
ma.me