Policia e Kosovës përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se sulmi me bombë në dy shtëpi të pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok ka ndodhur rreth orës 02:00, transmeton Koha.net.
“Sot rreth orës 02:00, në Zubin Potok, në dy shtëpi private, në dy lokacione të ndara janë regjistruar dy shpërthime me mjete eksploduese”, thuhet në komunikatë.Me këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka pasur të lënduar.
“Dëme materiale të konsiderueshme janë konsideruar në tri vetura private dhe dy shtëpitë e viktimave, meshkuj të përkatësisë etnike serbe, banor të komunës Zubin Potok, të punësuar në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se njësitë policore menjëherë pas rastit, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të kontrollit më të detajuar të vendit të ngjarjes dhe lokacioneve përreth si dhe me qëllim të identifikimit të kryesve të mundshëm lidhur me rastin e raportuar. (b.an)