Një tjetër grabitje banese ka ndodhur, këtë herë në fshatin Livjadha në Sarandë.
Sipas policisë është shpallur në kërkim 34-vjeçari me iniciale A.S., banues po në Livadhja, pasi gjatë natës, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë vjedhur 20 milionë lekë të vjetra nga një banesë.
Grabitësit kanë thyer dritaren e banesës së shtetasit L.K., 27 vjeç dhe pasi kanë kontrolluar kanë arritur të gjejnë një shumë të konsiderueshme prej 2 000 000 lekësh të reja.
Policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve./a.m.