Sali Berisha ka dalë sërish blof nga i ashtëquajturi “qytetar dixhital” prej tij.
Ish-kryeministri postoi sot një avion të rrëzuar për të cilin tha se ishte i ngarkuar me drogë dhe se ra në Gjadrit të Lezhës.
Në fakt mjafton një verifikim i thjeshtë në Google për të kuptuar se avioni nuk është rrëzuar në Shqipëri siç pretendon Berisha por në Britani më 16 nëntor.
Fill pasi shumë komentues i zbuluan gënjeshtrën , Berisha nxitoi të fshinte fotografinë.
Ngjarje të tilla serviren herë pas here nga ish-kryeministri që vijon të tallet me shqiptarët pa kërkuar qoftë edhe një ndjesë për disinformim.
Hera e fundit ka qenë fotografia e një fëmije që punonte duke nxjerrë krom në Bulqizë ku ajo ishte shkrepur gjatë qeverisjes së tij. (TemA)