Të luash me Shqipërinë, apo një komb tjetër. Kjo është sot çështja për shumë të rinj shqiptarë, kosovarë ose me rrënjë shqiptare që janë talente në futboll, por që për një arsye apo tjetër ata nuk zgjedhin kuqezinjtë, por Kombëtare të tjera.
Të mos kesh dëshirë që të luash me Kombëtaren e Shqipërisë, paçka se ke origjinën, nuk është krim në fund të fundit. Në ditët e sotme futbollistët tregohen tepër egoistë pasi zgjidhin atë kombëtare që i jep më tepër mundësi për t’u promovuar.
Lista e lojtarëve që luajnë me kombëtare të huaja është tepër e gjatë, ku bëjnë pjesë plot 80 futbollistë./a.ç