PS ka reguar sërish sot në lidhje me kontratën 1 milion dollarë të PD-së, firmosur nga Basha, për lobim në SHBA gjatë periudhës parazgjedhore.
Deputetja e PS, Klotilda Ferhati deklaroi se PD ka fshehur origjinë e parave dhe i kërkon Bashës që të dalë dhe të japë shpjegime se ku i ka gjetur një milion dollarë.
“PD duhet të japë përgjigje për pothuajse një milion dollarë që janë transferuar me firmën e Bashës për lobim në SHBA. Basha ka detyrim ligjor që të dalë dhe të japë shpjegime për origjinën e parave. Kryetari i PD duhet të shpjegojë se cilat janë lidhjet e këtyre parave me drogën dhe pse mashtroi KQZ. Përjashtimi nga deklarimi i një milion dollarëve është shkelje penale dhe përgjegjësia bie mbi Bashën.”, deklaroi deputetja e PS
PS deklaroi se fshehja e parave është vepër penale dhe se skandali nuk mund të kalojë në heshtje, sikur ndodhi me vjedhjen me rrugën e Kombit
“Ky është një skandal, që nuk mund të kalojë në heshtje, ashtu siç Basha është mësuar të bëjë, kur si ministër i fali 300 kilometra katrorë det Greqisë apo kur dha urdhërin për të vrarë katër qytetarë të pafajshëm në 21 janar.Ai, nuk mund të fshihet më, siç bëri me Rrugën e Kombit, kur iu shmang drejtësisë me një raport mjeku.” deklaroi deputetja e PS.
Ferhati tha se në deklaratën e saj të firmosur për KQZ, Partia Demokratike ka deklaruar vetëm 580 milionë lekë të vjetra shpenzime për fushatë. ‘Përjashtimi i një milionë dollarëve nga kjo deklaratë është një shkelje penale, për të cilën përgjegjësia e vetme bie mbi Lulzim Bashën’.
javanews.al/a. ç