Kompanive ajrore u është dhënë “alarmi i kuq” për rrezikun e hirit vullkanit në qiejt pranë Balit, pasi Mali Angung lëshoi një shtëllungë tym që shkonte në 4 mijë metra.
Ky është çlirimi i dytë më i madh i ndodhur gjatë kësaj jave nga vullkani ishullor indonezian dhe shumë fluturime mësohet se janë pezulluar.
Alarmi i kuq jepet kur një shpërthim vullkanik është thuajse i sigurt, duke lëshuar sasi të konsiderueshme hiri.
Autoritetet, sipas BBC, kanë nisur të shpërndarjen e maskave në zonën përreth, për shkak të hirit.
Bali është një destinacion i madh turistik, ndonëse dy vendet kryesore turistike, Kuta dhe Seminyak ndodhen rreth 70 kilometra larg vullkanit.
Aeroporti kryesor i ishullit vijon të jetë i hapur si zakonisht, por disa linja ajrore kanë ndërprerë fluturimet. Hiri vullkanik mund të dëmtojë motorin e avionëve./a.ç