E gjatë 12 metra dhe me mbi 2 ton kanabis në bord. Kjo është gomonia që ngriti në këmbë policinë greke gjatë mbrëmjes së të shtunës.
Ende nuk dihet saktësisht origjina dhe destinacioni i gomones me 2 ton kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shqiptarë dhe dy grekë. Fillimisht në gomone janë arrestuar dy shqiptarë dhe një grek, ndërsa tre të tjerët në një banesë.
Zougla.gr ka publikuar sot fotot e gomones së nisur nga Jugu i Himarës, të pikasur fillimisht në Korfuz dhe të ndaluar pas orësh të tëra ndjekje nga ajri e toka në brigjet e ishullit Tzia në Athinë.
Po ashtu bashkë me fotot e gomones në bordin e së cilës u kapën gjashtë trafikantë janë publikuar edhe fotot e sasisë rekord të kanabisit, i mbështjellë me natriban dhe i ndarë në pako të mëdha.