Policia e Durresit ka arrestuar 3 autoret e ngjarjes se rende qe ndodhi pak dite me pare ne Shkallnur, ku nje cift te moshuarish u grabiten dhe u dhunuan barbarisht, ku kryefamiljari ndodhet ne gjendje te rende ne spital.
NGJARJA
Në datë 20.11.2017, rreth orës 03:00 në Shkallnur 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit M.E. 77 vjeç. Autorët kanë lidhur shtetasit M.E. dhe Sh.E. 69 vjeçe (bashkëshortë) dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë. Shtetasi M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë , të cilët kanë shoqëruar disa persona. Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.