Nje person eshte lenduar ne nje aksident te ndodhur në aksin rrugor Tiranë- Elbasan, në fshatin Dobaj, ku mjeti me te cilin udhetonte ka dale nga rruga duke pesuar deme materiale.
Sipas burimeve, ne pranga ra Ndriçim Hidri, 48 vjeçari banues në fshatin Ibë, pasi udhetonte me mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, me leje drejtimi të pezulluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.