Mes problematikave të pafundme në vendin tonë, ‘Këndi i Ekspertit’, në Report Tv trajtoi sot atë të pensioneve. I ftuar në studio, eksperti Fadil Kepi, ka sqaruar telefonuesit, si dhe të gjithë teleshikuesit, rreth problemeve dhe shqetësimeve të ngritura.Një ndër problematikat më të madha të ngritura, në lidhje me këtë temë, ishte ajo e mos njohjes së kontributeve për një periudhë të caktuar kohe. Për këtë, Kepi ka sqaruar të gjithë procedurën që duhet ndjekur në këto raste.
“Me librezën e pensionit, do të paraqiteni tek drejtoresha e sigurimeve shoqërore e Lezhës me librezën e pensionit. Nëse nuk bindeni me sqarimin e drejtoreshës, keni të drejtë të bëni ankesë me shkrim komisionit të ankesave.
Nëse sërish nuk bindeni me përgjigjen, keni të drejtë të bëni një tjetër ankesë me shkrim me postë. Ju siguroj që do të merrni një përgjigje zyrtare. Nëse sërish nuk bindeni, keni të drejtë ti drejtoheni Gjykatës Administrative
.”, ka sqaruar eksperti Kepi.Një tjetër pikë problematike, për të cilën ndoshta qytetarët nuk kanë shumë informacion, është edhe përllogaritja e viteve të burgut, në rastet kur një person ka qenë i dënuar politik, apo në rastet e vuajtjes së internimit, si vite pune.
“Kush ka kryer dënim me burg, pavarësisht se ku ka punuar, një vit burg politik i quhet dy vite pension. Një vit internim dënim quhet një vit pension që nga mosha 15-vjeç. Kur dikë e ka zënë mosha 15-vjeç për internim i futet vit pune.”, tha Kepi.
http://shqiptarja.com/sociale/2750/k-ndi-i-ekspertitkepija-si-vitet-e–internimit-p-rkthehen-n–vite-pune-455021.html
am 30 vjece sa vite pune me duhen per te perfituar pensionin e invaliditetit ? Jam e operuar ne shtyllen korrizore . Vetem 5 vite pune kam dhe sa me del me kaq vite pune?