Gjashtë muaj më parë, me firmën e Bashës, 150 mijë dollarë i kaluan firmës lobuese “Barnes & Thornburg” për një shërbim që zgjati vetëm tre muaj, nga 10 prilli në 10 korrik 2017.
Kjo është vetëm një ndër tre firmat lobuese të kontraktuara nga Basha gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare.
Lexo.al ka zbuluar se kompania e quajtur “Muzin Partners” ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë me Rusinë dhe me disa organizata terroriste që operojnë në Lindjen e Mesme, përfshi Al-Kaedën dhe Hamasin. http://www.lexo.al/faktet-kompania-lobuese-e-bashes-loboi-pro-terrorizmit-zbulohen-lidhjet-e-saj-te-fshehta-me-rusine/
Ndërkohë, kompania e lartpërmendur, ka një lidhje edhe më të rrezikshme, me disa politikanë të lidhur drejtpërdrejtë me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut.
Fernando Linares, një deputet dhe funksionar i lartë i partisë në pushtet në Guatemalë firmosi një kontratë me vlerë një milionë dollarë, kontratë e siguruar nga “Lexo.al”. (SHIH FOTOT)
Kontrata në fjalë u firmos në 26 maj 2017 dhe zgjat për të paktën 12 muaj.
Firma e hedhur në kontratë, nga Linares, vjen vetëm pak javë pasi ai u vendos në qendër të një skandali, për lidhjet e tij me kartelet e drogës dhe për shkeljen e barazisë në tendera.
Si rrjedhojë e përfshirjes në këtë skandal, Shtetet e Bashkuara të Amerikës anulluan vizën diplomatike që kishte Linares, një lajme i raportuar në të përditshmen më të madhe guatemalase, “La Prensa Libre” – http://www.prensalibre.com/guatemala/justicia/eeuu-revoca-visa-a-diputado-linares-beltranena
Linares e konsideroi heqjen e vizës nga ana e Uashingtonit si një sulm politik.
Megjithatë, telashet e tij me drejtësinë nuk kanë përfunduar dhe ende nuk është e qartë nëse ai do të përfundojë përpara gjykatave me reputacion shumë të dyshimtë të vendit të tij. Përsëri, “Prensa Libre” raporton për thirrjet e opozitës për ndjekjen penale të Linaresit. http://www.prensalibre.com/guatemala/justicia/mp-pide-antejuicio-contra-diputado-fernando-linares
I gjithë ky skandal me përmasa ndërkombëtare, përfundoi edhe në faqet e prestigjiozes britanike, “The Guardian”.
Në një shkrim me titullin “trafiku i drogës dhe korrupsioni kapin politikën guatemalase”, “The Guardian” denoncon: “Paratë e drogës dhe korrupsionit janë tashmë burimi kryesor i financimit të fushatave për partitë politike në Guatemalë. Vetëm dy muaj pas zgjedhjeve presidenciale, një Komision Ndërkombëtar i udhëhequr nga OKB për investigimin e pandëshkueshmërisë politike në Guatemalë, arriti në përfundimin se anonimiteti i kontributeve politike po lehtëson lidhjet me krimin e organizuar”.
Investigimi i plotë i “The Guardian” mund të lexohet në – https://www.theguardian.com/ëorld/2015/jul/17/drug-trafficking-and-corruption-bankroll-guatemalan-politics-says-report
Për momentin, mbetet e paqartë nëse Basha dhe Linares kanë një marrëdhënie midis tyre. Megjithatë, ata janë të dy klientë të të njëjtes firmë lobimi, e cila mesa duket, nuk shtron asnjë pyetje mbi origjinën e parave me të cilën klientët e saj paguajnë.
Guatemala, një shtet me 6,2 milionë banorë, kufi me Meksikën dhe parajsën fiskale të Belizes, konsiderohet zyrtarisht si një “narko-shtet”, i vendosur gjërësisht nën ndikimin e fuqishëm të karteleve meksikane të drogës./Lexo.al