Sot, dhjetëra force policie kanë “zbarkuar” në kompleksin që aktualisht është në pronësi të të afërmve të Klement Balilit për ta sekuestruar atë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që për vetë Balilin nuk ka ende informacion se ku mund të ndodhet.
Në kujtesën e qytetit, ai ishte vendi ku çdo verë pushonin punëtorët e dalluar nga e gjithë Shqipëria. Si tillë ka ekzistuar deri në vitet 90, për të pësuar pastaj rrënimin e madh që solli viti ‘97 e për të mbetur për shumë vite vetëm si emër, pasi askush nuk shkonte më për të pushuar aty.
Salla konferencash, suita “Deluxe”, restorante dhe bare, pishinë e brendshme dhe shkuma-party, palma, plazhe dhe vend parkimi i garantuar.
Janë këto vetëm disa prej detajeve të mega-strukturës “Santa Quaranta” në Sarandë, pronë që Klement Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, që duket duke se i shumëkërkuari ua ka lënë tashmë në pronësi të afërmve të tij dhe që është sekuestruar sot nga policia.
Në të përfshihen 100 dhoma, ndërsa në të janë punësuar 100 persona, gjithashtu ka një kilometër plazh me kapacitet për 5000 turistë.
Resorti modern turistik “Santa Quaranta” në bregdetin e Sarandës, një investim prej 3 milion euro, u inaugurua gusht të 2015, në prani të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve të zonës dhe të pranishëm të tjerë.