Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se me urdhër të kryeministrit Edi Rama ka dekonspiruar operacionin për arrestimin e tre ish zyrtarëve të lartë të policisë.
“Dekonspirimi i operacionit për arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë u be nga Xhafaj me porosi të Ramës për të mbrojtur Tahirin. Policia e shtetit dhe ministria e Brendshme kanë funksionuar si organizatë kriminale. Vettingu duhet të nisë me ministrinë e Brendshme dhe Qeverinë. Hapi i parë është largimi i Ramës nga kreu i qeverisë”
Lideri i opozitës i kërkoi prokurorisë të arrestojë Saimir Tahirin dhe të thellojë hetimet për zyrtarët e policisë të lidhur me krimin
“Prokuroria të hetojë kokat e policisë dhe të arrestojë Tahirin. Rama bëri gjithçka për të ndaluar arrrestimin e Tahirit dhe shefat e policisë të korruptuar. Opozita parashtron si domosdoshmëri largimin e Ramës. Emergjencë absolutë pastrimi i qeverisë nga krimi dhe kjo nis me largimin e Ramës“, tha Basha
Kreu i PD deklaroi se qeveria nuk ka asnjë mundësi kushtetuese për shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri, ndërsa ritheksoi qëndrimin e opozitës për kryeprokurorin e ri, të cilin sipas tij nuk ka asnjë mundësi ta emërojë Rama.
Kujtojmë se maxhoranca ka paralajmëruar shkarkimin e kreut të KQZ seancën e ardhshme, çka do formalizonte edhe vdekjen e marrëveshjes Rama-Basha.
Shkarkimi i kreut të KQZ?
Nuk ka asnjë mundësi kushtetuese të shkarkohet Zguri dhe çdo vendim antiligjor do marrë përgjigjën e merituar
Zgjedhja e kryeprokurorit?
Qëndrimi është i qartë, kryeprokurorin se emëron dot Saimiri dhe Dako, e miqtë e tyre në parlament. Ne kemi një plan të plotë veprimi për ta parandaluar në mënyrë ligjore. Një gjë edhe e sigurt, s’do pranojmë kurrë që kryeprokurorin ta emërojë Rama, Tahiri e miqtë e tyre
javanews.al/a.ç