Forcat e Policisë kanë zbarkuar të premten në kompleksin e njohur “Santa Quaranta” të Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Policia po zbaton vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila me kërkesë të Prokurorisë ka vendosur nën sekuestro preventive pasurinë e Kelmend Balilit dhe familjarëve të tij.
Këto janë pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit të zbarkimit të forcave blu në kompleksin luksoz dhe sekuestrimit të tij./a.ç