Një gjykatë në Afrikën e Jugut ka rritur masën e ndëshkimit për ish-kampionin e lojrave Paralimpike, Oscar Pistorius, i dënuar për vrasjen e ish të dashurës së tij.
Gjykata Supreme e Apelit e zgjati dënimin në 13 vite e 5 muaj burg për atletin, duke ndryshuar vendimin e mëhershëm që e shpalli atë fajtor për vrasje, por e dënoi me më pak se 6 vite.
Sipas gjykatës, vendimi i mëparshëm ishte “ekstremisht i lehtë” për një krim të tillë, ndaj e rriti masën e ndëshkimit me 7 vite.
Pistoriuos vrau ish të dashurën e tij në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013. Ai u mbrojt në proceset gjyqësore duke thënë se e kishte ngatërruar atë me një grabitës.
Ai u bë i famshëm në lojërat paralimpike të Londrës, ku u bë i pari atlet pa këmbë që garoi me proteza./a.ç