Mësohet se nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, u bë i mundur arrestimi provizor në Hollandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë , i shtetasit shqiptar Fatmir (Fatjon) PJETRI, 31 vjeç, lindur në Pukë.
Policia njofton se ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 140, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Veprat e mësipërme bëhet e ditur se janë konsumuar edhe si bashkëpunëtor në grupin e famshëm të “Babagjyshëve” që kishin kryesisht si aktivitet grabitjet me armë. /b.d